INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë, Kim Kardashian zbulon arsyen e divorcit me Kanye West: Mbusha 40 vjeç dhe...

Për herë të parë, Kim Kardashian zbulon arsyen e divorcit me Kanye West: Mbusha 40 vjeç dhe...

Publikuar më: 13:32 11-06-2021

Kim Kardashian ka zbuluar arsyen e vendimit për t’u divorcuar nga Kanye West. 40 vjeçarja ishte duke folur me nënën e saj, Kris Jenner në episodin e fundit të reality shoë-t të familjes së tyre, tha se kishte folur me një terapist dhe kishte kuptuar se nuk ndihej e lumtur me martesën.

“Natyrisht, unë e di që lumtura e plotë nuk është një realitet, por nëse mund ta kem më shumë në pjesën më të madhe të kohës, kjo është gjithçka që dua të bëj. Kudo që më çon, dua thjesht lumturinë time të pastër, kështu që po punoj: të kuptoj se si të arrij atje.

 Thjesht ndjej se kam punuar kaq shumë në jetë për të arritur gjithçka që doja dhe jetova pritshmëritë e mia. Arrita 10 herë më shumë sesa mendoja se ishte e mundur për njerëzit por nuk kam një jetë për t’i ndarë.”, tha Kim duke shtuar më tej se kur Kanye u zhvendos në Wyoming, kuptoi se sa e vetmuar ishte.

“Unë kurrë nuk kam menduar se jam e vetmuar, dhe gjithmonë kam menduar se është krejtësisht në rregull, unë thjesht mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe unë jam në këtë udhëtim me të dhe unë isha mirë me këtë.

“Pastaj pasi mbusha 40 vjeç këtë vit e kuptova, jo, nuk dua një burrë që jeton në një vend krejt tjetër nga unë. Është e trishtueshme për mua dhe kjo nuk ëstë ajo që dua. Dua dikë që të kemi të njëjtat gjëra të përbashkëta, dua dikë që dëshiron të punojë me mua.”, shtoi ajo.

“Jam mpirë, jam lodhur nga kjo, por e di që do të jem e lumtur. Unë nuk kam ardhur deri këtu vetëm për të ardhur deri këtu, dhe për të mos qenë e lumtur“, përfundoi Kardashian. Ndërsa kanë kaluar vetëm pak muaj nga ndarja e tyre, Kanye ka nisur një romancë me supermodelen ruse, Irina Shayk.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227