INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë në histori, “timonin” e Dior e merr një grua

Për herë të parë në histori, “timonin” e Dior e merr një grua

Publikuar më: 18:15 08-07-2016

Më në fund, karrigia ose vëndi i lënë bosh nga Raf Simons, është zënë. Rolin e drejtoreshës së kreativitetit për një ndër kompanitë më të mëdha të modës “Dior”, do ta marrë Maria Grazia Chiuri. Maria nuk është një emër i padëgjuar në industrinë e modës, pasi ajo ka punuar më parë për koleksionet e veshjeve të femrave për Valentino, me Pierpaolo Piccioli, që nga viti 2008.

52 vjeçarja bëhet kështu femra e parë që merr “timonin” e krijimtarisë në shtëpinë francize të modës “Dior”, në historinë 69 vjeçare të saj. Koleksionin e saj të parë “pret-a-porter” për “Dior”-in do ta prezantojë në muajin shtator. Ajo do të ketë gjithashtu në ngarkim koleksionet “haute couture” dhe ato të aksesorëve. Dhe sigurisht që nuk mund të mos e shfaqte gëzimin e madh për këtë post të ri në një kompani si “Dior”. “Është një nder i madh për mua që i jam bashkuar shtëpisë së Dior”, tha Chiuri në një deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719