Mos e humbni mundësinë!
Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithëve ju që punoni në fushën e Marketingut dixhital dhe dëshironi të mësoni më shumë rreth Google AdWords dhe Google Analytics, ju ftojmë në trajnimin që do të organizohet për këto tema në datat 26-28 Shtator, tek ABA Business Center, nga kompania Mindset 3 Consulting.
Trajnimi do të trajtojë:
• Bazat e Google AdWords dhe Analytics
• Përgatitja e strategjisë dhe implementimi i një fushate
• Menaxhimi dhe optimizimi i një fushate nëpërmjet KPI
• Zgjedhja dhe shpjegimi i fjalëve të duhura kyç
• Reklamim në Google Search, Portale, YouTube
• Matja dhe leximi i rezultateve të fushatës
Duke përvetësuar këto njohuri thelbësore nga trajnuesit tanë, ju keni mundësinë të përdorni në mënyrë efektive Google AdWords dhe Analytics për të kryesuar tregun!