Klea Huta është një ndër personazhet më të pelqyer dhe komentuar nga publiku shqiptar. E kemi pare si moderatore edhe si këngëtare në këngën “Amla”, por si duket kemi ende surpriza nga Klea.
Ditët e fundit një foto e Hutës, ku shihej krah Elgitit dhe me mbishkrimin "Duke pritur për ...", ngriti dyshimin se çifti mund të ishte në pritje të ëmbël. Por sot Klea ka vendosur të mbyllë ‘gojët e liga’ dhe të tregojë të vërtetën.
Çifti si duket janë në pritje të lançimit të bashkëpunimit të tyre dhe jo në pritje të ëmbël siç u diskutua në media. Këtë e ka treguar vetë Klea në Instagram./intv.al/