Ledri Vula dhe Dua Lipa janë këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilët kanë korrur një sukses shumë të madh në botën e muzikës.
Disa ditë më parë u mbajt festivali më që u komentua në të gjitha mediat e botës "Sunny Hill Festival", i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ku performuan këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Gashi, Njomza dhe këngëtarë të tjerë shqiptarë ku njëri prej tyre ishte edhe Ledri Vula.
Pas performancës elektrizuese të tij Ledri nuk nguroi që të shprehte falenderimet e tij për familjen e tij, Dukagjin Lipa dhe menaxherin Faton Shoshi për përkrahjen që i jep në çdo hap të karrierës së tij, por në veçanti një urim special me gjithë zemër Dua Lipën.
“Ta ha zemrën. Je më e mira n'botë"- është shprehur me dashuri Ledri Duas.
Ju rikujtojmë, se para disa vitesh dyshja kanë qenë në një romancë dashurie.
Mos e humbisni këtë video duhet ta ndiqni patjetër nga “Prive” në minutën 56:22.