E nisi karrierën duke qenë pjesë e grupit “Skillz” dhe më pas iu bashkua labelit Babastars.
Por pas disa vitesh Ledri Vula zgjodhi të kishte një karrierë individuale duke u shkëputur nga labeli maddje edhe duke lidhur miqësi me ish rivalin e tij, Noizyn. Ledri vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme por si duket, për sa kohë do të jetë pjesë e muzikës Hip Hop, ai nuk do të mund t’iu largohet zilive apo konkurrencës. Besojmë se edhe mesazhin e fundit reperi ua ka kushtuar pikërisht “hater-ave”. “Jom bo reper kur e kom thy koshin”, shkruan Ledri i cili i kujton konkurrencës se nuk është i pari vetëm në basketboll, por edhe në Hip Hop.