Ditën e sotme të gjithë janë habitur nga lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Loredana është arrestuar nga policia në Zvicër për mashtrim.
Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat vendase dhe të huaja, dhe vetëm pak minuta më parë u vu re se reperja kishte reaguar duke mbyllur komentet në postimet e saj në Instagram. Pas akuzave për mashtrim ku thuhet se ka mashtruar një çift zviceran me vëllain e saj të cilëve u kanë marrë 900 mijë franga, reperja u arrestua në apartament në Luzern.
Ndonëse si Loredana, ashtu edhe Mozzik s’kanë reaguar indirekt për këtë çështje, reagimi i parë ka ardhur nga kunati i saj, Getinjo.
Reperi shqiptar ka publikuar një foto të tij dhe ka treguar se nuk është e vërtetë që Loredana ka mashtruar për të marrë atë shumë parash. “Ju dushmanët keni qejf të ndodhi ashtu si folët…po ngadalë mos flisni kot…Nuk keni faj se ato shifra i keni parë vetëm në makinë llogaritëse dhe askund tjetër. Të gjithë e sulmojnë të fortin”, ka shkruar Getinjo.