Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni ka ndarë së fundmi një pjesë të projektit muzikor me Flori Mumajesi të titulluar “Lutem sot”.
“Një moment mjafton për të na ndryshuar. Dedikuar atyre që duan shumë”, ka shkruar Haruni mbi postimin e fundit në ‘Instastory’ duke mos zbuluar asnjë detaj se kujt ia dedikon këto vargje.
Klajdi ka qenë shpeshherë i komentuar për jetën private, megjithatë deri më tani këngëtari nuk ka treguar asnjë detaj rreth saj.
Kujtojmë se Haruni ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku.