INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për kë i ka Elvana Gjata këto mesazhe të koduara? [FOTO]

Për kë i ka Elvana Gjata këto mesazhe të koduara? [FOTO]

Publikuar më: 15:50 26-03-2017

Elvana Gjata me zhvendosjen në Amerikë ka hapur një kapitull të ri të jetës së saj artistike. Këngëtarja la pas Shqipërinë për t'i dhuruar vetes një karrierë të suksesshme ndërkomëbtare në muzikë dhe për këtë ka bashkëpunuar me producentët e njohur Poo Bear dhe Sasha Sirota.
Ndërkohë që së fundmi Elvana ishte zhdukur nga rrjetet sociale, tani Instagrami i saj ka nisur të "marrë frymë sërish" me postimet e saj. 30 vjeçarja në postimet e fundit ka ngritur edhe më shumë dyshime duke na bërë të hamendësojmë shumë gjëra.

‘Mos harro çdo gjë që ne kemi kaluar’, ‘Shiko prapa në udhëtimin tonë’, ‘Nuk të mungon kurrë shtëpia derisa ajo shkon‘ – shkruan këngëtarja e hitit "Lejla" në njërin prej postimeve me thënie. Ato u interpretuan edhe si një gjëndje e rënduar e emocionale e saj, por duke qenë se vetë Gjata e mban hermetike jetën personale, kjo nuk është edhe aq e besueshme.
Ndaj bëhet më e besueshme se frazat e postuara njëra pas tjetrës nuk janë asgjë tjetër veçse pjesë e tekstit të projektit të saj të ardhshëm.

 

 

1.jpg

 

 3.jpg

 

 4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547