Në kundërshtim me atë që pretendon Rush Limbaugh, George W.Bush dhe Laura Bush nuk kanë votuar as për Hillary Clinton as për Donald Trump, është shprehur një burim i afërt me ish-presidentin.
Çifti Bush, e lanë bosh kutinë e kandidatëve dhe votuan vetëm për kongresmenët republikanë. Limbaugh radio më e dëgjuar në SHBA, u la dëgjuesve të saj të besojnë se familja Bush ka votuar për Clinton. “Rush e ka gabim dhe duhet të kërkojë falje”, u shpreh Freddy Ford për CNN.
Më pas Limbaugh e korrigjoi menjëherë njoftimin, duke u shprehur “Ne jemi njoftuar nga zyra e Bush se ai nuk ka votuar për Clinton siç jemi shprehur më parë”.