INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për këto shenja të HOROSKOPIT, kjo javë do jetë shumë interesante

Për këto shenja të HOROSKOPIT, kjo javë do jetë shumë interesante

Publikuar më: 21:33 20-07-2021

Kjo javë është e mbushur me ndryshime në astrologji dhe këto periudha kalimtare janë shpesh më emocionueset. Ju keni notuar nëpër ujërat e Gaforres dhe ndërsa kjo shenjë ju mësoi për dashurinë, edukimin dhe mbrojtjen, tani jeni gati t'i merrni këto mësime me vete ndërsa nisni udhëtimin tjetër.

 

Zhvendosja e parë bëhet në 21 korrik, kur Afërdita - planeti i dashurisë - hyn në Virgjëreshën praktike, të dobishme dhe analitike. Ky tranzicion mund të mos jetë më i ndritshmi për jetën tuaj të dashurisë, por do t'ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie të fortë nëse jeni të gatshëm të punoni. Rrugëtimi i vërtetë fillon më 22 korrik, kur dielli do të hyjë në Luanin e ndritshëm, të zjarrtë dhe romantik.

Të gjithë do i ndjejnë ndryshimet, por për këto 3 shenja kjo javë do jetë vërtet intensive.

Luani: Urime, sezoni juaj po vjen!

 

Është momenti që keni pritur! Dielli zyrtarisht po lëviz në shenjën tuaj të zodiakut dhe po sjell fuqitë tuaja në jetë. Ju presin kaq shumë zbulime dhe kaq shumë mundësi për ta lënë veten të shkëlqejë. Është koha ta shijoni të qenit në qendër të vëmendjes dhe mos u ndjeni kurrë në faj për këtë.

Virgjëresha: Vazhdimi do jetë më tërheqës, më i dëshirueshëm, më luksoz!

Afërdita po vallëzon te Virgjërsha, duke ju zbukuruar dhe duke bërë që të gjithë të magjepsen pas jush. Kjo javë, por dhe ato në vazhdim, do duken sikur dikush ka shpërndarë pak "pluhur seksi" te ju dhe papritmas, jeni bërë magnet për të gjithë.

Ujori: Zbulime të mëdha, shpirtërore dhe më shumë

Kjo javë mund të ndihet si një valë e fuqishme e energjisë, Ujor. Ndonjëherë, kjo energji mund të jetë e pakëndshme, si një valë oqeani që ju çon në befasi. Sidoqoftë, tronditja e ujit të ftohtë dhe të kripur do t'ju japë energji dhe do t'ju zgjojë ndërsa ndiheni më rehat në lëkurën tuaj. Me një ulje të Hënës së plotë në shtëpinë tuaj të parë të vetvetes, ju mund të pajtoheni me faktin që po ndryshoni. Edhe pse ndryshimi është shpesh i frikshëm, është shenjë se jemi gjallë, se po evolojmë dhe se gjëra të bukura e të reja na presin. Sa qejf!

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285