Ajo është vajza e tij e artë!
E themi këtë sepse në ditën e Shën Valentinit, Kylie kishte zgjedhur një look plot shkëlqim ku theksonte ngjyra e artë kombinuar me flokë rozë. Tyga nga ana tjetër ishte po i njëjti, me veshjet e tij oversized, por kësaj here me ngjyra të zbardhura. Kylie dukej tepër e lumtur nga postimet e saj në Snapchat, teksa vërtitej me helicopter rreth Statujës së Lirisë në New York. Mesa duket dhurata e Shën Valentinit për Kylie-n ishte një orë me diamantë, të cilën nuk nguroi aspak ta postonte në Snapchat. Ehhh duhet të ketë qënë një ditë e bukur për ty Kylie!