Për ata maturatë që s’kanë mundur dot ta plotësojnë në muajin mars formularin A1Z ka një zgjidhje. Agjencia e provimeve ka vendosur disa data shtesë për ta 26 dhe 27 qershorin.
Agjencia Kombëtare e Provimeve, thotë se maturantët që nuk kanë aplikuar mund ta plotësojnë atë në këto data nga ora 08.00 deri në 16.00.
Ai plotësohet nga gjithë ata maturantë të cilët në vitet e mëparshme kanë rezultuar mbetës ose nuk kanë marrë pikët e mundshme për të hyrë në universitete. Kjo vlen dhe për kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar para 15 shkurtit të vitit pasardhës.
Plotësimi online i Formularit A1Z, do vijojë të bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm ose në një tjetër shkollën e përcaktuar pranë vendbanimit, në ato raste kur shkolla e mesme që ata kanë përfunduar është mbyllur. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë dhe për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.