INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për mëlçi të shëndetshme duhet t’i konsumoni këto ushqime!

Për mëlçi të shëndetshme duhet t’i konsumoni këto ushqime!

Publikuar më: 09:32 01-06-2019

Mëlçia është një organ thelbësor që kryen shumë procese metabolike në trup. Për shkak të rëndësisë së saj është e domosdoshme që mëlçia të jetë “në formë” në mënyrë që të sigurojë kontribut optimal në mirëqenien e trupit. Më poshtë është lista me ushqimet që duhet t’i konsumoni për t'i dhënë mëlçisë tuaj kujdesin e merituar e të nevojshëm.

Vaj ulliri
Është e vërtetë se disa vajra bimorë janë të dëmshme për mëlçinë dhe zemrën pasi përmbajnë yndyrë të që mund të bëjë disa dëme në trupin tuaj me kalimin e kohës. Megjithatë, vaji i ullirit ka yndyrë të shëndetshëme, e cila është e mirë për sistemin tuaj kardiovaskular dhe mëlçinë. Gjithashtu ndihmon për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës dhe për të rritur nivelet e proteinave të mira të përfshira në proceset e trupit, si dhe për të rritur nivelet e gjakut të enzimeve të mëlçisë. Me të gjitha këto përfitime, vaji i ullirit është me të vërtetë balsami për mëlçinë.

Arrat
Arrat janë pasura me vitaminë E, e cila është një antioksidant i rëndësishëm dhe i nevojshëm pasi ka shumë përfitime shëndetësore në trup jo vetëm për mëlçinë. Arrat mbrojnë mëlçinë nga sëmundjet që shkaktohen prej yndyrës së tepërt dhe dhe ndihmojnë në rritjen e niveleve të gjakut e të enzimeve të mëlçisë.

Lakra e brokoli
Brokoli dhe lakra, jo të preferuara prej fëmijëve por të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë, pavarësisht moshës. Ky grup perimesh është shumë i dobishëm për mëlçinë. Ato ndihmojnë në të gjitha llojet e proceseve metabolike dhe rrisin funksionin e detoksifikimit të mëlçisë, duke rritur numrin e enzimeve të detoksifikimit që mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi.

Hudhra
Hudhra ndihmon në rritjen e proceseve të detoksifikimit. Ajo posedon veti anti-inflamatore që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Portokalli
Portokajtë janë jo vetëm të ëmbël por gjithashtu janë të shëndetshëm. Ato përmbajnë veti antioksiduese dhe rrisin detoksifikimin. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore prandaj ndihmojnë për të mbrojtur mëlçinë nga dëmtimet.

Molla
Molla është e pasur me acid malik që ndihmon në largimin e toksinave dhe elementëve kancerogjenë. Ajo gjithashtu posedon veti anti-inflamatore dhe ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Një mollë në ditë me të vërtetë e mban mjekun larg.

Kafe dhe çaj jeshil
Kafja ndihmon në minimizimin e inflamacionit, ka veti antioksidante dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të cirozës së mëlçisë. Është gjithashtu mbrojtëse kundër kancerit. Çaji në anën tjetër është i dobishëm pasi përmirëson nivelet e enzimeve dhe zvogëlon yndyrat e tepërta. Është gjithashtu një detoksifikues i mirë dhe ka veti antioksidante. Megjithëse, duhet pasur shumë kujdes pasi çaji i tepërt mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë.

Peshku
Peshqit përmbajnë yndyrna të shëndetshme që janë shoqëruar me ruajtjen e niveleve të enzimës së mëlçisë, rezistencës kundër insulinës dhe janë anti-inflamatore. Një peshk është padyshim një zgjedhje e shëndetshme për mëlçinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443