INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për mjedis më të pastër rikthehen “trastat”. Veliaj: Qeset do blihen

Për mjedis më të pastër rikthehen “trastat”. Veliaj: Qeset do blihen

Publikuar më: 12:01 24-03-2017

Qeset në supermarket do të blihen. Ky vendim i bashkisë së Tiranës do të nisë zbatimin e tij nga data 2 prill, ku mësohet se në supermarketet kryesore të Tiranës do të paguash dhe për qeset plastike me të cilat merr ushqimet. Qëllimi i këtij vendimi është bërë publik nga kryebashkiaku Veliaj, i cili thotë se kjo është e vetmja mënyrë për ti vënë fre ndotjes mjedisore në kryeqytet. Mësohet se për qeset e vogla do të paguhet 3 lekë dhe 5 lekë për qeset e mëdha.
Erion Veliaj :
“Kjo nuk është një pagesë për të mërzitur njeri por një pagesë modeste që çdo njeriu ti bëhet një barrierë psikologjike dhe të thotë. Nëse do të arrijmë një sukses si të Ruandës, apo Anglisë do të bëjmë Tiranën qytetin ndoshta më të pastër në Shqipëri”.
Ky është një vendim i guximshëm sipas kryebashkiakut, por do të sjellë një epokë të re për kryeqytetin.
Erion Veliaj:
“Ky i sotmi nis një epokë transformimi për mënyrën si mbajmë pastër qytetin tonë. Kemi 100 ton qese që përdoren çdo muaj në Tiranë. 100 ton qese, sado pastrim të bëjë bashkia, janë mjaftueshëm për të bllokuar çdo kanalizim,për të ndotur çdo lum dhe ngordhur çdo lloj specie në Tiranë. Imagjinoni në fund të vitit janë 1200 ton qese që dalin nga shtëpitë tona”.
Ndërkohë alternativa për qytetarët është përdorimi i trastave, gjë e cila sipas bashkisë ul koston për qytetarët ndërsa ndikon drejtpërdrejt dhe në uljen e ndotjes së mjedisit ngaqeset plastike.

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499