Shkrirja e akujve është shndërruar në një problem thelbësor në shumë vende të botës, duke ndikuar në ambjent.
Edhe në Zvicër një vend ku mund të shijosh bukurinë e dëborës, një fenomen i tillë ndihet edhe më shumë.
Dhe zvicerianët tregojnë se e duan shumë natyrën e tyre.
Me qindra njerëz u mblodhën në Alpet Zviceriane për të marrë pjesë në eventin që ata e quajtën funeral i akullnajës, një akullnajë e cila tashmë nuk ekziston si pasojë e shkrirjes.
Ata u mblodhën për të përkujtuar shkrijen e akujve sikundër po ndodh në shumë vende të botës.
Demonstrimi përkoi me Forumin e Klimës në Nju Jork drejtuar nga Greta Thunberg.