Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi muajin e fundit ishin personazhe shumë të komentuara në shtypin rozë.
Dyshja konfirmuan se janë në lidhje pas largimit nga “Përputhen”, ndërsa së fundi ata janë ndarë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Tea i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët i kërkuan detaje rreth Beartit.
Një prej tyre e pyet rreth arsyes së ndarjes, ndërsa përgjigja e saj ishte e prerë duke shkruar “Do të flas rreth kësaj teme”.
E pyetur nëse do të rikthehet në “Përputhen”, Tea tha se rrugëtimi i saj në atë program ka përfunduar.