INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për një arsimim më të mirë, 52% e shqiptarëve duan të ikin

Për një arsimim më të mirë, 52% e shqiptarëve duan të ikin

Publikuar më: 10:40 20-10-2018

Më shumë se gjysma e shqiptarëve rreth 52 % do të dëshironte të shkonte në vende më të pasura me shkollim më të mire, në këtë përfundim ka arritur një studim realizuar nga Universiteti Sussex në Britani dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi.

Studimi zbuloi zbuloi se potenciali i migrimit është rritur nga 44% në vitin 2007, në 52% këtë vit.

Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më shumë se 1.4 milion shqiptarë, kanë emigruar kryesisht në Italinë fqinje dhe Greqinë dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor, dhe se tani preferohej Gjermania dhe SHBA.

Gjatë viteve 2015- 2016 rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani por shumica u refuzuan pasi vendi filloi të mirëpriste sirianët që iknin nga lufta në shtëpi. Gjermania ka mirëpritur mjekët dhe infermieret, gati të gjithë të diplomuarit e rinj.

“Ne gjithashtu kuptuam se arsyet ekonomike kishin rëndësi më të vogël tani, pasi njerëzit duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë. Një pjesë dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri”, nënvizon studimi.

Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandoi që Shqipëria të kërkonte marrëveshje për “migrimin e aftë të menaxhuar, gjithmonë duke pasur parasysh rreziqet e dështimit të trurit dhe aftësive.

Po ashtu duhet të bëhen përpjekje për të përmirësuar dhe zgjeruar strukturën e punësimit dhe mundësive të biznesit në Shqipëri, në mënyrë që më pak njerëz të jenë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe ta shohin migrimin si rrugë të vetme .

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885