INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për një jetë më të mirë! Mësoni si emigrojnë shqiptarët drejt Britanisë

Për një jetë më të mirë! Mësoni si emigrojnë shqiptarët drejt Britanisë

Publikuar më: 20:39 28-08-2017

Pas artikullit se mafia shqiptare kontrollon tregun e drogës në Britani, “Daily Mail” ka shkruar për pjesën e varfër, për emigrantët të cilët kanë gjetur një rrugë të re për të hyrë në Britani, e kjo me anijet që nisen nga Spanja.

“Shumica e emigrantëve janë shqiptarë, por disa janë edhe refugjatë të dëshpëruar që ikin nga zona lufte si: Siria, Iraku dhe Afganistani. Çdo ditë policia në port ndalon emigrantët të cilët përpiqen të fshihen në anijet e pasagjerëve ose në kontejnerët e mallrave. Emigrantët përdorin dylbi për të monitoruar policinë dhe për të parë se cilat kontejnerë po kontrollohen. Zyrtarët përdorin sensorë të dioksidit të karbonit për të zbuluar njerëzit brenda kontejnerëve të transportit”.

Një oficer policie në port i tha gazetës “El Pais” se: “Ndonjëherë ata fshihen në kontejnerë dy herë në të njëjtën ditë. Ne kemi rritur sigurinë tonë dhe kontrollet tona në mënyrë që pasazhi të jetë i mbyllur për këdo që nuk ka paguar. Është një ngarkesë e rëndë pune dhe po rritet”.

Shumë prej tyre përpiqen të hipin në anijet e “Brittany Ferries” që lundrojnë 3 herë në javë në Portsmouth, duke transportuar kryesisht pushuesit britanikë.  Por atë që bëjnë dallimin janë emigrantët shqiptarë, dhe siç gazeta shkruan: “Emigrantët Shqiptarë dallohen nga refugjatët. Ata vijnë me para dhe telefona”.

Shqiptarët vendosen në kampe ndërsa monitorojnë situatën dhe kontenjerët që kontrollohen nga autoritetet spanjolle. Autoritetet deklarojnë se emigrantët shqiptarë dallohen nga refugjatët.

Article Logic
Execution time: 0.0032248497009277