INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për një marrëdhënie të lumtur mbani mend këto pesë fjalë

Për një marrëdhënie të lumtur mbani mend këto pesë fjalë

Publikuar më: 22:25 09-12-2019

Një marrëdhënie e lumtur nuk krijohet brenda natës. Gjatë viteve ju ndesheni me shumë vështirësi. Por pavarësisht këtyre, në çift ekziston respekti reciprok dhe admirimi. Çiftet e lumtura jetojnë jetën e tyre së bashku, bëjnë gjëra së bashku dhe kalojnë kohë së bashku.

Nëse ju dëshironi të keni një marrëdhënie që zgjat dhe të lumtur, mbani mend këto pesë fjalë:

1

MËSONI
Ju duhet të mësoni se çfarë gjërash pëlqen apo urren partneri juaj. Duhet të gjeni kohë për të kuptuar partnerin. Duhet të njiheni me historinë e tij personale, mendimet, emocionet dhe besimet.

KUFIJTË
Çdo person dhe çdo marrëdhënie ka kufijtë e saj. Duke respektuar kufijtë personal, ju respektoni njëri-tjetrin.

JETO
Jetoni jetën tuaj së bashku. Njerëzit kanë nevojë për të kaluar kohë me njëri–tjetrin.

QESHNI
E qeshura është ilaçi më i mirë. Çiftet që janë të qeshur, janë të lumtur së bashku. Mos e merrni njëri-tjetrin shumë seriozisht.

DASHURONI
Gjithkush jep dhe merr dashuri ndryshe. Njerëzit të cilët kanë marrëdhënie të lumtur, kuptojnë këtë dhe kërkojnë ti japin partnerit të tyre llojin e dashurisë që u nevojitet. Ata janë të përkushtuar për arritjen e lumturisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428