INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për një territor të pastër! Publikohen tarifat që do të paguajnë qytetarët

Për një territor të pastër! Publikohen tarifat që do të paguajnë qytetarët

Publikuar më: 09:16 21-11-2018

Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor ka miratuar koston vjetore të trajtimit të mbetjeve. Për 1 banorë llogaritet në 1.329 lekë në vit ose 10.4 euro. E kësaj vlere do t’i referohet pushteti vendor. Ndërsa një familje me 4 anëtarë duhet të paguajë gjatë një vit një tarifë të përafërt me koston që përllogaritet 5.316 në vit, por ndërkohë tarifat specifike do të miratohen nga Këshillat Bashkiake. Aktualisht Bashkia e Tiranës më e madhja në vend aplikon tarifë për pastrimin 5000 lekë në vit për familje.

Në koston vjetore prej 1.329 lekë për banorë, 478 lekë i zënë shpenzimet për grumbullimin, 495 lekën janë shpenzimet për depozitimin, 196 lekë janë shpenzimet për transportin dhe 160 lekë llogaritet amortizimi.
Sistemi standard i llogaritjes së kostos për menaxhimin e mbetjeve bazohet në të paktën 6 blloqe të dhënash, ku spikasin investimet kapitale në kamionë dhe kazanë, kostot operative dhe të mirëmbajtjes si transporti dhe personeli, kostot e trajtimit në landfill, kostot e amortizimit dhe ato administrative.
Kostot ndryshojnë nga njëra njësi në tjetrën në varësi të numrit të popullsisë dhe terrenit gjeografik dhe sasisë totale të mbetjeve të gjeneruara.
Në totalin e koston është e përfshirë edhe shuma e totale e tarifës e cila merr në konsideratë shkallën e mospagimit të tarifave për mbetjet. Ajo duhet të jetë pjesë e vendimit të NJQV për të përcaktuar se cila pjesë e kostos duhet të jetë e mbuluar nga të ardhurat tarifore dhe cila do të jetë e mbuluar nga të ardhurat e tjera të njësisë së qeverisjes vendore. Por ndërkohë shuma e vërtete e parave të mbledhur në një vit duhet të mbulojë koston reale vjetore të shpenzuar për menaxhimin e mbetjeve me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimit.

Article Logic
Execution time: 0.0023379325866699