Luana Vjollca nëpërmjet një postimi në rrjete sociale na ka lënë të gjithëve pa fjalë duke paralajmëruar kështu edhe projektin e saj të radhës. Teksa bashkë me secilin episod të projektit “Thuaje” ka ardhur një këngë dedikuar tematikës së trajtuar, këtë herë Luana pritet të sjellë një projekt akoma më surprizues.
Bëhet fjalë për një këngë që pritet të lançohet së shpejti, e cila mban titullin “A më ra” dhe sigurisht pritet të prekë një tjetër fenomen të shoqërisë shqiptare.
“AMëRa është këngë e shpirtit! Është për njeriun tim të jetës…dhe ndaj po gjej vështirësi ta publikoj…”-shkruan Luana poshtë postimit.
Nuk dihet ende se kush është personi të cilit Luana ia ka dedikuar këtë këngë dhe a është vërtet një këngë dashurie, por të gjithë mbetemi në pritje dhe me dyshimin nëse realisht ajo do të na e bëjë këtë surprizë…