Almeda Abazi është në ditët e fundit të pritjes së shtatzënisë dhe sigurisht që mezi po pret momentin që të mbajë në krahë beben e saj. Ish-missi shqiptar dhe aktori i njohur turk Tolgahan, brenda pak ditësh do të bëhen prindër të një djali dhe prej disa javësh është mësuar se ai do të quhet Effhan.
Gjatë kësaj periudhe të ëmbël të jetës së saj, Almeda ka qenë shumë aktive dhe ka ndarë me ndjekësit çdo detaj.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur ku ka bërë të ditur se po numëron orët që të mbajë djalin në krahët e saj. Po ashtu Almeda ka publikuar dhe një video ku shihet babai i saj duke ndërtuar një nga mobiljet e dhomës së bebit si për të na treguar se përgatitjet për dhomën e vogëlushit që pritet të vijë në jetë, kanë filluar.