INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak ditë bëhet nënë, Arbenita tregon hallin e madh gjatë shtatzënisë!

Për pak ditë bëhet nënë, Arbenita tregon hallin e madh gjatë shtatzënisë!

Publikuar më: 12:34 19-04-2021

Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë. Në muajin shkurt, “Iconstyle.al” zbuloi shtatzëninë e Arbenitës, duke publikuar një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur, që konfirmonte pritjen e ëmbël. Kjo foto u shkrep gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre, të cilin u munduan ta mbajnë sa më të fshehtë.

Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.

Madje, Fero ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin të vijë në jetë. Ai dhe bukuroshja do të bëhen me vajzë, të cilën jemi të gjithë kuriozë ta shohim. Së fundmi, Arbenita ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të madh që e ka hasur gjatë gjithë shtatzënisë së saj. Femrat shtatzëna ose ato që kanë lindur fëmijë duhet ta kuptojnë më mirë.

Nëse konsumon sado pak ujë, asaj i duhet të qëndrojë vetëm në tualet dhe kjo është një torturë për modelen.

çifti janë rrëfyer për herë të parë për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë shtatzënë, por më pas gjithçka kaloi.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tregoi Arbenita.

Ndërsa më pas ata thanë me shaka se mendojnë që në të ardhmen të krijojnë një ekip futbolli, sepse të dy i kanë qejf fëmijët. Sa i përket të ardhmes së tyre, Fero tha se ai ka dëshirë të jetojë në Kosovë, por Gjermania është një vend më i sigurt për të qëndruar, sidomos për vajzën.

https://www.instagram.com/p/CNyDE27g0k9/?utm_source=ig_web_copy_link

 
Article Logic
Execution time: 0.003943920135498