Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, dashuria e të cilëve për pak ditë pritet të bekohet me një fëmijë pasi është në javët e fundit të shtatzënisë.
E duket se Xhensila ka vendosur që ditët e fundit të pritjes së ëmbël t’i shijojë pranë detit. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa ka postuar një foto në “Instastory” nga shezlongu. Në këtë foto ajo ka treguar vetëm vendin, edhe pse të gjithë fansat e saj janë kuriozë që të shohin se si duket këngëtarja 9-muajshe shtatzënë me bikini.
Po ju do donit të ishit me pushime tani?