Të këndonte himnin në Super Bowl, ishte ëndrra më e madhe e këngëtares Pink.
Por pikërisht atëherë kur i erdhi shansi, vetëm pak përpara kampionatit më të rëndësishëm të futbollit amerikan, këngëtarja kishte zënë shtratin për shkak të dy fëmijëve të saj.
Në një foto të publikuar në Instagram të shtunën, Pink shpjegonte gjendjen e saj.
“Shanci im më në fund ka ardhur. Dhe rastësisht ky shanc vjen kur dy fëmijët e mi kolliten në gojën time dhe fshijnë mukozën e tyre në faqet e mia,” shkruan ajo.
Megjithatë, pavarësisht gjëndjes jo të mirë shëndetësore, Pink ia doli më së miri dhe bëri publikun të ngrihej në këmbë duke brohoritur.