INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak javë bëhen prindër, Arbana dhe Eduarti i shprehin dashurinë njëri-tjetrit [FOTO]

Për pak javë bëhen prindër, Arbana dhe Eduarti i shprehin dashurinë njëri-tjetrit [FOTO]

Publikuar më: 09:30 06-07-2020

Çifti i njour i showbizzit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, dyshja më e daashur për publikun shqiptar këtë fundjave siç duket e kanë kaluar të ndarë, por pa e harruar njëri-tjetrin. Arbana ka zgjedhur të pushojë në jug të vendit me së bashku me djalin e saj Jon, vëllain dhe familjen e saj, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri të Shqipërisë me biçikletë, së bashku me miqtë e tij.

Teksa dje ndodhej në Theth, përmes disa postimeve në Instagram ka ndarë me miqtë e tij pamje mahnitëse ku mbi foto si shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana Osmani mund t’i konkurrojë.

“Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani.”– ka shkruar Eduarti.

edi.png

Ky postim nga regjisori vjen vetëm pak kohë pas postimit të moderatores e cila me një foto të hënës shkruante: Më mungon, Eduart Grishaj, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

32B2CC75-3CD8-4DAF-B6ED-4366126E961A.jpeg


Siç duket çifti ka shumë mall për njëri-tjerin në një kohë që ndodhen larg.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875