INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak javë bëhet NËNË, Almeda Abazi rrëfen vështirësitë e shtatzënisë: Po bëhet e padurueshme...[FOTO]

Për pak javë bëhet NËNË, Almeda Abazi rrëfen vështirësitë e shtatzënisë: Po bëhet e padurueshme...[FOTO]

Publikuar më: 13:39 30-01-2019

Bukuroshja shqiptare duket se është në periudhën e saj më të lumtur dhe po i shijon pa masë ditët e saj si një mama e ardhshme. Së fundmi Almeda ka ardhur në Shqipëri dhe kjo për një arsye mjaft të veçantë. Janë pikërisht gjyshërit për të cilët Almeda mori avionin dhe u kthye në vendin e saj. Në rrjetin e saj në Instagram ajo postoi një foto krah gjyshit të saj ku shkruante se ishte rritur pikërisht nga ai dhe kurrësesi ai nuk mund ta humbiste shtatëzaninë dhe barkun e saj të rrumbullakosur.

gjs.jpg

Në një intervistë për "Telegrafi", Almeda ka rrëfyer se sa më shumë kalojnë ditët, aq me padurim e pret lindjen e djalit të saj dhe këtë që po përjeton e konsideron si emocionin më të bukur.

"Jemi të dy shumë entuziastë. Pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti. Kam nisur avash-avash të blej disa gjëra të vogla por e di që rriten shumë shpejt bebet, dhe nuk dua ta ekzagjeroj edhe pse ndonjëherë nuk e mbaj dot veten sapo shikoj diçka të bukur dua ta blej. Tani po përjetojmë të dy diçka të re dhe të pakrahasueshme me ç’kemi jetuar deri me sot, përpara dhe pas lidhjes tonë prandaj siç e thash po mundohemi të dy ta shijojmë në maksimum, biles Tolga ka anuluar dhe shtyrë disa projekte të reja vetëm që të kalojmë bashkë këto kohë."- ka rrëfyer Almeda.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602