INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Për pak na le pa punë', Ardit Gjebrea dhe Dritan Shakohoxha tregojnë të pathënat në vizitën e stadiumit

'Për pak na le pa punë', Ardit Gjebrea dhe Dritan Shakohoxha tregojnë të pathënat në vizitën e stadiumit

Publikuar më: 19:39 09-08-2019

Stadiumi i ri Kombëtar po shkon drejt finalizimit të punimeve dhe shumë shpejt pritet që të hapet për të mirëpritur tifozët shqiptarë dhe jo vetëm. Ditën e sotme Ardit Gjebrea dhe Dritan Shakohoxha kanë vizituar stadiumin për herë të parë dhe të dyve ju kanë pëlqyer shumë punimet që janë bërë në të.

Gjatë kohës së vizitës Gjebrea dhe Shakohoxha urojnë njëri-tjetrin dhe shqiptarët për stadiumin e ri dhe me shaka Dritani i thotë Arditit se mund t’I kishte zënë vendin e punës:

“Kam ardhur në stadium me komentatorin më të famshëm të “E diela shqiptare” që është Arditi. Mirë që s’u bërë komentator se do të na kishe lënë pa punë. Shyqyr!”, shprehet ai.

“Do jetë me të vërtetë bukur ta jetosh futbollin e këtij stadiumi, spektakolar”, vijon.

“A u fute me këmbën e djathtë?”e pyet Arditi duke qeshur.

Dy personazhet e njohur ruajnë me njëri-tjetrin një miqësi shumë të mirë dhe kanë treguar edhe më herët se pasioni për futbollin është shumë i theksuar jo vetëm tek Shakohoxha, por edhe tek Gjebrea.

1-4.png

3-3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826