INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për patriotizëm thërrisni në kombëtare Nishanin e Ramën, Thaçin e Mustafën...

Për patriotizëm thërrisni në kombëtare Nishanin e Ramën, Thaçin e Mustafën...

Publikuar më: 09:36 02-06-2016

Nga gazetari sportiv Adriatik Riza Dosti

Çfarë nuk po lexoj në rrjete të dryshme publike e informative, por edhe në mediat e shkruara e çfarë nuk po dëgjoj e shoh në ato Radio - televizive,,,menjëherë pas listës së shpallur nga De Biazi për 23 futbollistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalet e Europianit France 2016..
Shumë shprehin keqardhjen se si ka mundësi që në atë listë të mos jetë Gjimshiti ,,pasi është i vetmi përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës,
Dikush shkruan se duhej të ishte patjetër edhe Rrahmani si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë ,
Një tjetër thotë se Rrashica nuk duhej të lihej jashtë liste se përfaqëson talentet e reja të Kosovës në Europë ..e një tjetër konkludon se edhe Shala mund të ishte i vlefshëm pasi ka dy vjet që është pjesë e Kuq e Zinjve...
O njerëz të një gjaku me mua,,,qetësohuni e thirrini sadopak arsyes e llogjikës së ftohtë..
Vërtetë që kjo është Kombëtarja e Kombit Shqiptar dhe me përbërjen e saj është 100 përqind kështu. Me mbarëkombëtare se është sot me përbërjen që ka, kurrë nuk ka qenë e as ka për të qenë ndonjëherë .....Por...është një Kombëtare Sportive, është një ekip futbolli e si i tillë duhet të qëndrojë krejtësisht larg politikës ,,sa më larg të jetë e mundur madje ...pasi nuk është Mërgatë Patriotike që vete në Francë të qajë hallet e kombit tonë e të zgjidhë padrejtësitë historiko - politike që i janë bërë atij për dekada me rradhë...
Është një ekip futbolli gjithëshqiptar i veshur nën simbolet e ngjyrat e kombit tonë dhe që shkon atje të përfaqësojë futbollin e Shqipërisë ... dhe kaq.....
Nuk është Kombëtarja e Lidhjes së Prizrenit ku do të diskutohen e vendosen fatet e Kombit tonë....
Nuk është as përfaqësuesja e Parlamenteve të Tiranës, Prishtinës , Tetovës a Tuzit e Ulqinit...
Nuk është as Dërgata e Marrëveshjes së Rambujesë dhe as e asaj të Ohrit...apo Vranickit në det të hapur ...
Nuk është as përfaqësia gjithëshqiptare që pritet të jetë bashkë më 28 nëntor në Vlorë për Ditën e shenjtë të Pavarësisë...
Nuk është as Ansambli Shtetëror Kombëtar i këngëve dhe valleve popullore nga të gjitha trevat e krahinat e Shqipërisë...
Nëse dikush mendon kësisoj atëherë bujrum thërrisni në kombëtaren tuaj edhe Nishanin e Ramën ,,edhe Thaçin e Mustafën ,,por edhe A. Ahmetin e M. Thaçin si dhe Sh. Idrizin e Çamërisë .e ndonjë përfaqësues të shqiptarëve të Malit te Zi....e mos harroni t’u bëni një ftesë edhe atyre të Diasporës përtej Atllantikut...
Patriotizmi e Nacionalizmi i shfaqur vend e pa vend dhe i reklamuar kuturu kot së koti dhe i pa motivuar e më së shumti fals e i mveshur me ngjyra folklorike,,,më shumë e dëmton se sa e rregullon..Çështjen tonë Kombëtare....
Ndaj shijojeni këtë Europian të parë për Shqipërinë e ne shqiptarët se me thënë të drejtën kishim një jetë të tërë që e ëndërronim dhe duhet t’u themi 100 herë Faleminderit këtyre djemve, Trajnerit De Biazi dhe stafit të tij,,,që këtë ëndërr tonën deri dje utopike ,,falë talentit, punës, mundit, djersës e sakrificave të tyre ,,sot fatmirësisht na i bënë realitet ,,Ndaj në këtë aspekt ,,,paskemi qenë brez me fat..
Djema të Kombëtares sonë,,,lexoni, shikoni e degjoni çfarë të doni,,,se çfare thuhet, flitet e shkruhet për ju këto ditë ,,por vetëm një gjë mos harroni ..ju atje jeni Krenaria e Kombit tonë në Sport e në Futboll në rastin konkret dhe nuk përfaqësoni asnjë treve, krahinë e asnjë lloj ngjyrimi politik ,,,përpos Flamurit tonë Kuq e Zi me Shkabën Dykrenare ...
Ne jemi aty me ju me shpirt e me zemër , ani nëse fitoni apo humbisni..mjaft që Bota dhe Europa do të shohin aty simbolet krenare të Kombit tonë,,do të shohin mijëra tifozë shqiptarë që do t’u mbështesin e përkrahin ju si kurrë më parë,,Sepse e meritoni..Personalisht jam mëse i sigurtë se ju aty do të dini e do të bëni më të miren tuaj të mundshme,,.
Zoti qoftë me ju dhe fati gjithashtu bashkëpjesëtar i asaj ç'ka keni ndërmend të bëni aty përmes mendjeve, shpirtit, zemrës e këmbëve tuaja...Ne shpresojmë e besojmë ,,pasi jeni JU dhe vetëm JU që na keni bërë të tillë ..
Urime e dalshi faqebardhë ....

Article Logic
Execution time: 0.0019021034240723