INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Presidentin Nishani zbatimi i Reformës në Drejtësi ka një ngërç. Zbulojeni…

Për Presidentin Nishani zbatimi i Reformës në Drejtësi ka një ngërç. Zbulojeni…

Publikuar më: 11:33 04-08-2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një konferencë në lidhje me përmbajtjen e Reformës në Drejtësi ka zbardhur një problematikë.
Ai thotë se ka një mospërputhje mes asaj që duhet të bëjë Presidenti i Republikës për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ligjit që mungon e nuk është miratuar ende nga Kuvendi dhe afati ëshë data 16 gusht. Sipas tij presidenti ngarkohet për të zgjedhur anëtarët e këtij këshilli dhe caktohet që ti zgjedhë nëpërmjet shortit.
KMD është një organ që do merret me përzgjedhjen e kandidaturave në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Nishani saktëson se neni 149 D që përcakton në pikën 3, 9 anëtarët, kalon në pikën 5, kriteret e tjera për shkallën e kualifikimit.
Për zgjidhjen e këtij problem Presidenti Nishani sqaron se ka korrespodencë me Kuvendin dhe se ka parashikuar të ftojë për një takim konsultativ, përfaqësues nga Grupet Parlamentare të Kuvendit, ditën e martë.

Afati maksimal për anëtarët e KED është 16 gushti që presidenti të bëjë përzgjedhjen me short, po ai është i shqetësuar që nuk ka një ligj për këtë.
"Unë mbështes çdo hap dhe vendim që merr Kuvendi i Shqipërisë edhe nëse ligji do miratohet në 11 gusht, ligjit do t’i duhet 15 ditë të hyjë në fuqi. Besoj që edhe në përputhje me axhendën që kemi në dispozicion, edhe njëherë e theksoj se kanë karakter konsultativ ndërsa takimet me grupet parlamentare i kam kërkuar 1 ditë më parë, pas mendimeve nga jurist të shquar të vendit.Të shohim para ligjit, para drejtësisë, para togave të zeza, politikanët e korruptuar. Jam i bindur se njerëzit këtë duan të shohin’’, tha Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877