Këngëtarja Fifi ishte një nga pretendetet kryesore e Këngës Magjike, por këngëtarja u rendit e treta.
Megjithatë Fifi arriti të korrte shumë sukses me këngën ‘ Zhurmë’ duke u pëlqyer dhe duartrokitur nga publiku.
Edhe vetë Fifi duket e lumtur për arritjet e saj pasi arriti të rrëmbente plot dy çmime në finalen e festivalit. Në një postim në Instagram këngëtarja shprehet se është e bekuar duke falenderuar Zotin publikun dhe të gjithë bashkëpunëtorët nga krijuesit e kënges deri tek Ardit Gjebrea dhe Aldon Lipe.
‘Nuk e keni idenë sa e e bekueme ndjehem. Në radhë të parë falenderimi i takon Zotit dhe juve o njerëz të mirë që keni qënë pjesë e krijimit tem. Kjo ishte magjia jonë ‘ shkruan Fifi.
‘Faleminderit që ishit përkrahës dhe pjesë e magjisë me titull ‘Zhurmë’ dhe juve o publik i dashtun ju përulem ju bekoftë Zoti të gjithëve!’ e mbyll postimin e saj Fifi.