Sot “Për’puthen +40” ka shkaktuar shumë emocione. Në këtë episod u transmetua takimi i Ndriçim Gjecit dhe Stela Nikollës, që në fillim të tij kishte lot, dhe pikërisht nga ai që nuk e prisnim. Konkurrenti ka qarë në makinë kur 41 vjeçarja e ka “prekur” në një pikë të dobët. Teksa po udhëtonin me makinë, Stela e pyeti për fëmijërinë e tij.
Kjo solli përlotje të Ndricimit, i cili u shpreh se ka 4 vëllezër dhe dy motra, dhe njëra prej tyre është e sëmurë.
“Këtë pjesë nuk duhet t’a kishë bërë, kam një motër që ska qenë mirë,” është shprehur ai mes lotësh.