INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Ramën Shqipëria para Europës

Për Ramën Shqipëria para Europës

Publikuar më: 09:59 06-05-2016

Në një konferencë në lidhje me lejet online të ndërtimit kryeministri Rama ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me ecurinë e vendit tonë krahasuar me Bashkimin Europian. Ai tha se po ecim më shpejt se BE. Konstatimin kryeministri e lidhi me proçesin e Berlinit e tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para. Sipas Ramës qeveria shqiptare po ndjek një rrugë që deri tani ka qenë më e shpejtë se Bashkimi Evropian.

Pjesë nga fjala e Ramës:


“Ta çmontojmë idenë se proçesi i Berlinit është një garë ku vendet vraprojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë proçesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”.

Rama foli dhe për mënyrën e re për të aplikuar për leje ndërtimi. Ai pohoi se nuk janë njerëzit ata që korruptojnë sistemin, por ky i fundit që korrupton njerëzit dhe për këtë arsye aplikimi online do të luftojë rryshfetin. Shefi i qeverisë morri dhe një shembull, kur tha se le ti sjellim 50 gjermanë nga administrata gjermanë dhe ti çojmë në pika të paadministruara dhe vetëm 41 ditë do të qëndrojnë pa u korruptuar, siç ishte dhe rasti i Krishtit. 40 ditë duroi Krishti e sipas tij ditën e  41 nuk do ketë gjerman, që do rezistojë.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664