Pavarësisht nga tensioni dhe situata kaotike tek kryeministria, protestuesit e opozitës nuk kanë ndër mend të tërhiqen.
Me përjashtim të rasteve kur Garda lëshon ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit tërhiqen, por kur efektet e gazit shpërndahen, ata rifillojnë të sulmojnë derën e kryeministrisë me mjete të forta.
Organizatorët nuk japin një përgjigje të saktë deri kur do të zgjas protesta. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha shprehen se gjithçka në dorë e ka marrë populli.
Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila u shprehse bëhet fjalë për një betejë qytetare dhe politike, por pa saktësuar se deri kur mund të vazhdojë.