Këtë vit tregu vendas pritet që të ndjeje një mungesë në prodhimet e stinës si preshi, spinaqi, sallata dhe brokoli pasi i ftohti i ka dëmtuar te mbjellat.
Nje fat te tille kane pesuar edhe perimet ne kete ferme.
Pronari I saj shprehet për kamerën e INTV se dëmet më të medha i janë shkaktuar në bimet që janë mbjell jashtë sere, kryesisht në agrume.
Edhe pse zoti Dardha prej dy dekadash merret me këtë biznes, ai shprehet se qeveria asnjëherë nuk i ka dëmshpërblyer për dëmet apo edhe ti ndihmojë në shitjen e prodhimeve.
Zona si Myzeqeja janë më të prekura nga ngricat.
Dëmet aty shkojnë në qindra hektare.
Perveç humbjes se prodhimeve për shitje, fermerët shprehen se kanë veshtiresi edhe me ushqimin e kafsheve.