Ndërkohë që në Kushtetutë është e parashikuar se vota është e lirë dhe e fshehtë, në Shkodër nuk po ndodh kështu. Teksa qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit, në një nga televizionet e qytetit verior është transmetuar “Live” momenti i votimin nga dhoma e fshehtë.
Në bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut.