Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço siç është lajmëruar shumë shpejt do t’i japin fund beqarisë në një ceremoni e cila do të zhvillohet në Como të Italisë. Tashmë, Sara, Lori Hoxha dhe mikeshat e tyre janë duke festuar festën e beqarisë në Mykonos të Greqisë. Këtë gjë e kemi parë në Instagramin e vajzave të cilat janë duke pushuar dhe duke u argëtuar me njëra tjetrën.
Mesaduket para se të nisen drejt Italisë vajzat kanë zgjedhur Mykonosin për të kaluar disa ditë vetëm në shoqërinë e njëra tjetrës, ashtu siç edhe e do zakoni.
Me foton e fundit të postuar në rrjetet sociale, Sara ka bërë që të “vlojë” i gjithë rrjeti nga komentet.
Bukuroshja ka publikuar foto me një nga mikeshat e saj, ndërsa ndjekësit kanë dalluar një pirun mes këmbëve të Sarës për të cilin kanë reaguar menjëherë në komente.
“Unë, ti dhe piruni.”, “Shumë bukur, po ai piruni ç’do aty?”, “Bukur të dyja, por piruni ju paska prishur foton.”, janë komentet e ndjekësve në postim.