INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për t'u habitur çfarë bën Selena Gomez para dhe pas çdo koncerti [FOTO]

Për t'u habitur çfarë bën Selena Gomez para dhe pas çdo koncerti [FOTO]

Publikuar më: 15:47 11-05-2016

Ndryshe nga ish i dashuri i saj Justin Bieber, Selena Gomez nuk ka probleme me fansat e saj, përkundrazi.

Një burim pranë këngëtares 23-vjeçare ka zbuluar për JustJared.com se para dhe pas çdo koncerti Selena mban nga një takim me fansat e saj. Këta të fundit jo nga ata të përkëdhelurit e fatit që mund të përballojnë një biletë VIP, por 40 fansa të thjeshtë të zgjedhur nga vetë ekipi i Gomez. Brunia bukuroshe madje ka bërë të ditur nëpërmjet Instagramit se planifikon të takojë gjithashtu, sa herë të mundet, edhe fansat që e presin jashtë autobusit të tour-it të saj "Revival". Kjo është pikërisht ajo çfarë e dallon Selena Gomez nga artistët e tjerë, thjeshtësia që e karakterizon por edhe mundësia që ajo u jep fansave të shtresave të ndryshme ekonomike për të pasur një kontakt me të. Fotoja mëposhtë është një shembull i mirë i gjithë kësaj! 

   

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203