Është një nga moderatoret më të përfolura në publik dhe kohëve të fundit është diskutuar shumë për një lidhje të mundshme të saj me reperin Fero, fjalë këto që Roza Lati i ka përgënjeshtruar.
Gjithmonë na ka treguar me postimet e saj në Instagram se me mamanë e saj Ritën ka një raport të shkëlqyer që shumë vajza me siguri do t'a ëndërronin.
Së fundmi Roza ka vendosur t’i bëjë disa dhurata të personalizuara mamasë së saj dhe këtë e ka treguar me postimet në Instastory.
Ndër surprizat ka qenë edhe një dedikim që të mbush me emocione ku Roza shkruan: ““Jetofsh përgjithmonë o Rit, që të mos mbarosh kurrë duke më falur dashuri të pakushtëzuar! O shkëmb, o mal ku unë mbështes kokën… Ti je Mbretëresha ime! Ti je femra që ia del mbanë gjithmonë! E vogla ime, këto foto tregojnë mimikat tona të dashura 24-orëshi standard. Të dua mami!”.
Çfarë vajze Roza! Për tu patur zili…