Deri dje “shkulnin” flokët për të, por sot ai është shumë ndryshe.
Ai është një ndër aktorët më të mirë i cili ka luajtur në shumë seriale italiane, ku sigurisht më i pëlqyeri është “Nder dhe Respekt”. Bëhet fjalë për Gabriel Garko, aktorin italian i cili do të ketë rolin kryesor në filim që do i dedikohet Lazaratit.
Filmi bën fjalë për fshatin e drogës dhe luftën ndaj policisë, situatë e ndodhur disa vite më parë në fshatin më të njohur të Shqipërisë.
Por, së fundmi në një shfaqje publike ai është paraqitur krejtësisht ndryshe. Të shqetësuar e të befasuar nga pamja e tij, shumë pyetje janë i janë drejtuar Garkos lidhur me ndryshimet e dukshme për të cilat u shpreh:
“Kam bërë disa ndërhyrje në fytyrë dhe këto janë enjtjet e mbetura, por po e marr veten. Së shpejti do jem në formë sërish”, -ka treguar Gabriel.