Jonida Maliqi është një ndër femrat shqiptare më të komentuara për mënyrën dhe stilin e saj në të veshur, pavarësisht se vitet kanë kaluar duket se koha ka mbetur po në vend për këngëtaren.
Së fundmi ditëlindja e saj e vendosi Jonidën në qendër të vëmendjes dhe ajo që u shkoi të gjithëve në mendje ishte mosha e saj.
Këtë kuriozitet na e hoqi vetë Jonida, me anë të një statusi në InstaStory.
“Prej 5 vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet jetësore të përditshmërisë sime duke ju patur më pranë dhe duke më frymëzuar dita ditës me mbështetjen tuaj, ndaj sot dua t’ju falenderoj nga zemra. Mars 2013, postimi im i parë në Instagram, 350k ndjekës realë dhe sot bëj 35 vjet që marr frymë falë Zotit. Urimet tuaja më shtojnë jetën!”-ka shkruar Jonida e emocionuar në postimin ku ka zbuluar se sot bën 35 vjeç.