Sigurisht që dasma e një personi si Bes Kallaku, nuk mund të zgjaste vetëm një ditë.
Aktori i humorit nuk i ka harruar edhe bashkëfshatarët e tij në Bubq ndaj i ka ftuar të gjithë në një dasmë të dytë. Madje mund të themi se kjo ishte dasma më energjike dhe ku Besi ka ndjerë kënaqësinë e vërtetë. Megjithatë, mediat shkruan se Xhensila e kishte lënë vetëm bashkëshortin në dasmën e dytë pasi sipas tyre nuk ishte paraqitur në asnjë moment krah tij. Por të gjithë u gabuan sepse nusja ishte edhe në këtë dasmë dhe këtë e vërtetoi duke hapur një video live dhe duke treguar atmosferën e gëzuar që ishte krijuar aty. /intv.al/