Ndarja e një prej çifteve më simpatikë Zayn Malik dhe Gigi Hadid, ishte shumë e papritur për të gjithë.
Kjo edhe sepse në fotot e postuara prej tyre dukeshin kaq të lumtur dhe të dashuruar.
Një nga arsyet e ndarjes së tyre u fol se ishte profesioni që i mbante në distancë. Por në të vërtetë ndarja e tyre nuk paska qenë edhe aq miqësore. Madje Zayn dhe Gigi postuan të dy statuse në Twitter ku shkruanin kanë akoma respekt, dashuri dhe se do e mbështesin njëri-tjetrin.
Por në të vërtet ndarja nuk ka qenë kaq paqësore sa u duk. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet veprimi i fundit i Zayn.’
Këngëtari sot ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Gigi Hadid dhe mamanë e saj Yolanda, ç'ka ka hapur thashethemet se dyshja nuk janë ndarë thjesht prej ngarkesës në punë, por mund të kenë pasur probleme të tjera në çift.