Putantën e fundit të ' Xing' për vitin 2018 Ermal Mamqi kishte vendosur t'ja dedikonte personit më të rëndësishëm në jetën e tij, bashkëshortes Amarda Toska.
I vendosur përballë bashkëshortes së tij, ai nuk është kursyer, teksa i ka bërë të ftuarës së tij edhe pyetje tejet private.
Ndërkohë që i drejtohej vetes në vetë të tretë, Mamaqi e pyeti gruan e tij se si është bashkëshorti i saj në shtrat.
Pyetja shkaktoi të qeshura në publik, ndërsa Ami preferoi ta kalonte duke thënë se duhet të flasë më shumë për veten se sa për bashkëshortin e saj.
"Po sigurisht që ka gjithnjë gjëra që mund të bëhen më mirë, por kjo është temë tjetër. Unë mendoj të flasim pak për mua, ta lëmë burrin pak veç…", u shpreh Ami teksa Ermali iu përgjigj:
"Sigurisht…, paska gjëra të tjera që mund të bëhen më mirë… Mos u ngopsh. Po shumë mirë e ke, do flasim për ty", duke shkaktuar kështu mjaft të qeshura në publik.