Fenomeni më i fundit në muzikën shqiptare, repreja Tayna, komentohet mjaft sa për talentin e saj, po ashtu dhe për 'look-un' ekstravagant dhe ndryshimet e shpeshta drastike në pamje.
Përveçse ndryshon ngjyrën e flokëve herë pas here, gjatësinë e tyre, formën e tyre, ajo di mjaft mirë që t’i përshtasë edhe me make-up-in, duke u shfaqur gjithmonë e më trendy.
Me "ekspreimentimet" e herë pas hershme, Tayna ndryshon aq shumë sa na duket sikur shohim vajza të ndryshme kur shohim fotot e saj.
Këtë e ka treguar mjaft mirë në postimin e fundit në Insta Story, ku ka bërë një kolazh fotosh, ku realisht mezi e njohëm!
Me listën e saj të transformimeve, Tayna ka dhënë përgjigjen perfekte për teorinë e meshkujve “nuk hahet çdo ditë groshë!”
Në këtë mënyrë ajo i referohet të pasurit e një partnerjeje si ajo që ndryshon vazhdimisht, gjithë jetën dhe në këtë mënyrë nuk bëhet kurrë e mërzitshme.