Interesimi i fansave nëse “Friends” do të ribashkohen një ditë, sa vjen dhe rritet. Megjithatë këtë herë, ka qenë njëra ndër ish aktoret më të preferuara të këtij seriali, Jennifer Aniston, ajo që ka mërzitur fansat me deklaratën e saj.
“Ne bëjmë shaka duke thënë se nëse “Friends” do të ishte krijuar sot do të kishim një lokal plot me njerëz që thjesht ndezin iPhone-at. Nuk do të kishte episode aktuale apo biseda”, thotë ajo për Huffington Post.
Aktorja 48-vjeçare thotë se njerëzit sot zhyten në telefona për të bërë biseda dhe e pranon se ndonjëherë teknologjia e mposht dhe e privon nga gjumi. “Nëse mendoj për pajisjet e mëparshme, po përpiqem të mendoj fillimisht, kush vjen e para, zakoni im i keq i gjumit, apo një pajisje? Ndershmërisht dua të fle shëndetshëm dhe nuk besoj se kjo i atribuohet këtyre telefonave që erdhën në jetën tonë dhe në të vërtetë filluan të na prishin gjumin”, vijon Aniston.