Ajo ishte një ndër karakteret më të veçantë të edicionit të katërt të Big Brother. Ermela Mezuraj u shpall edhe fituese duke u bërë e para femër që fiton një edicion Big Brother-i. Por pas kësaj, ish banorja sikur u zhduk nga vëmendja duke parapëlqyer jetën jashtë syve kureshtarë dhe portaleve. Mirëpo ajo vazhdon të mbetet një figurë e njohur tashmë ndaj edhe sa herë poston foto të tilla; me bikini, nuk mund të mos flitet për të. Këto poza të fundit që Ermela ka postuar në rrjetet e saj sociale, tregojnë se ajo ruan të njëjtën pamje, me flokët bjonde kaçurrela dhe mjaft në formë, si dikur.