Rashel Kolaneci është shndërruar në një fenomen në rrjete sociale dhe në median roze. Shpesh herë deklaratat e saj rrëmbejnë vëmendjen e portaleve dhe botës online. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar ne emisionin e Mamaqit ku dikur ishte pjese e stafit e show-t.
Shumë nga ne mund të kemi pyetur veten ose miqtë tanë sesi duken vërtet yjet e showbiz-it. Dhe ndër personazhet që ka më shumë kuriozitet është Luana Vjollca. Ajo gjithmonë shfaqet e kuruar në rrjete sociale apo edhe në daljet televizive. Mirëpo këtë herë ka qenë Rasheli ajo që ka shuar kureshtjen sesi duket Luana në të vertetë. Kolaneci tregon se Vjollca duket shumë ndryshe nga ekrani dhe live.
“Është më e bukur nga afër sesa në foto. Shumë e ëmbël”, u shpreh Rasheli./intv.al/