Simptomat paramenstruale janë të vërteta. Shumë të vërteta! Nuk është thjesht një legjendë urbane e hiperbolizuar nga filmat: përpara periodave ka dhimbje, këputje, fryrje gjoksi etj. etj.
Po, më hahet shumë çokollatë. Kjo do të thotë se me shumë gjasa, jam në fazë periodash.
Mund të bëni diçka për të na ndihmuar. Mjafton të pyesni me çfarë mund të na ndihmoni dhe të shkoni ta merrni! Ose të na bëni masazh. Çfarëdo të jetë, sado e vogël të jetë, do të thotë shumë për ne! Dhe do t’ju jemi shumë mirënjohëse pasi të na kenë kaluar nervat.
Menstruacione do të thotë edhe kosto. Mendoni pak që një herë në muaj, të duhet të shpenzosh për tampone, peceta apo ilaçe kundër dhimbjes.
Fakti që ne qajmë gjatë periodave, nuk do të thotë se jemi ‘nervoze’ ‘të paqëndrueshme’ ‘të llastuara’. Do të thotë se hormonet tonë bërtasin për ndihmë; trupi ynë u nënshtrohet çdo muaji një ndryshimi drastik hormonal të cilin nëse nuk e provoni, s’keni si ta kuptoni!
Mund të mallëngjehemi edhe nga kënga e fundit e Babastars, kur jemi me perioda. Thjesht, çdo gjë është kaq prekëse dhe e ndier kur je me ato.
Nuk është e thjeshtë të menaxhosh rrjedhjet; duhet të ndërrosh pecetën çdo dy orë, të kontrollohesh vazhdimisht nëpër pasqyra mos ke ndonjë njollë, të kujdesesh që të mos zgjedhësh rroba ku njolla bëhet më e dukshme….dhe të duket tërë kohën sikur njerëzit pot ë shohin sepse mund të jesh ‘bërë pis’.
Nuk mund t’i kontrollosh nepset! Të ngrënit shëndetshëm nuk është diçka e mundshme nëse je me perioda. Trupi ka nevojë për shumë, shumë ushqim për të rikuperuar energji. Në djall dieta!
Menstruacionet janë stresi i verës. Duhet të planifikojmë edhe datat kur do të shkojmë në plazh, që të përkojnë me periudhën pas ikjes së periodave, por jo në kohën përpara se të vijnë. Shkurt, është një konfuzion mes datave të ciklit, lejes së punës, dhe lejes së punës së shoqërisë.
Na vjen kaq shumë gjumë! Periodat na shkaktojnë këputje, dhe s’na bëhet asnjëlloj gjëje tjetër përveçse të rrimë dhe të flemë.
Megjithatë, nuk e kanë fajin periodat për të gjitha! Na falet nëse e përdorim ndonjëherë si justifikim për diçka…me gjithë këto vuajtje çdo dy javë, e meritojmë apo jo?